Përmes një ceremonie zyrtare, sot është bërë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Një palestër moderne do t’ju bëjë konak xhudistëve kosovarë dhe atyre të huaj.
Të pranishëm në ceremoninë inauguruese ishin edhe krerët e shtetit të Republikës së Kosovës dhe personalitete të ndryshme.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të xhudos, Marius Vizer.
Ai e quajti Kosovën si komb i xhudos, teksa u shpreh krenar që po qëndronte përkrah tri kampioneve olimpike në histori të Kosovës.
“Kosova, një komb i xhudos. Krenar që po qëndroj përkrah tri kampioneve të para olimpike në histori të Kosovës. 3 të arta, të gjitha nga xhudo. Përgëzime për trajnerin Kuka dhe ekipin e tij për arritjet e tyre të pabesueshme dhe historike”, shkroi Vizer në profilin e tij në Twitter.
Kjo Qendër Nacionale është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.