Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte prezent në ‘Wanda Metropolitano’ për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen mes Liverpool dhe Tottenham presidenti i FFK nuk mund ta humbte, madje u përkujdes që ta ndiqte nga afër, nga tribuna VIP, njofton FFK, përcjell lajmi.net.
Ndeshja finale i takoi skuadrës së Liverpool, të cilët fituan me rezultatin 0:2, për triumfin e gjashtë të ‘Reds’ në këtë kompeticion.
Prezent në këtë takim ishte edhe një tjetër figurë e njohur shqiptare; Lorik Cana, ish kapiteni i kombëtares shqiptare.