Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka uruar presidenten e re Justina Shiroka Pulën me rastin e inaugurimit të saj si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka shprehur pritjen që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian. “Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në […]
Presidenti i Finlandës uron Shiroka-Pulën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë për paqe e stabilitet

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka uruar presidenten e re Justina Shiroka Pulën me rastin e inaugurimit të saj si presidente e Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur pritjen që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.
“Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian”, ka shkruar Stubb.
“Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjet e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në mesazhin e presidentit finlandez.

















