Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha të dielën se hakmarrja për vrasjen e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet ajrore amerikane-izraelite ishte një e drejtë dhe detyrim i Republikës Islamike.
“Republika Islamike e Iranit e konsideron detyrë dhe të drejtë të saj legjitime të hakmerret ndaj autorëve dhe organizatorëve të këtij krimi historik”, tha Pezeshkian në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror, raporton Euronew.com.
Ai e quajti gjithashtu vrasjen e Khameneit një “shpallje lufte kundër myslimanëve”.