La Liga e festoi përvjetorin e 90-të të themelimit mbrëmjen e së martës në stadiumin RCDE në një ngjarje ku iu dhanë mirënjohje një numri të njerëzve që kanë ndikuar në futbollin spanjoll gjatë kësaj kohe.
Lionel Messi ishte njëri ndër këta persona që u shpërblyen me mirënjohje, por ai nuk mori pjesë në këtë ngjarje. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, nuk ia ka marrë inati argjentinasit.
Ai madje tha se ylli i Barcelonës është futbollisti më i mirë në histori të Barcelonës, duke e injoruar Cristiano Ronaldon, i cili verën e kaluar u largua nga Real Madridi dhe u transferua në Juventus.
“Ai ka qenë pak i ndikuar nga gjithçka që ka ndodhur ditët e fundit, por nuk mendoj se ai do të largohet nga Barcelona”, ka thënë Tebas mbrëmë.
“Ai është futbollisti më i mirë në historinë e La Ligës dhe ai meriton të nderohet përjetësisht. Kurrë më s’do të ketë ndonjë futbollist si ai”.
Në debatin se kush është futbollisti më i mirë në botë, zakonisht përmenden këta dy rivalë të vjetër, Ronaldo dhe Messi. Që të dy ata i kanë fituar nga pesë Topa të Artë dhe kanë arritur t’i fitojnë edhe shumë tituj me klubet e tyre.
Këtë sezon, Messi ka statistika më të mirë me Barcelonën. Ai i ka shënuar 48 gola dhe i ka asistuar 19 të tjera në gjithsej 48 paraqitje. Në anën tjetër, Ronaldo i ka bërë 42 paraqitje me klubin e tij të ri, Juventusin, ku ka kontribuar me 28 gola dhe dhjetë asiste.