Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi është i gatshëm të shesë Neymarin, por jo me humbje.
Dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona u përpoqën, por nuk arritën të nënshkruanin Neymar gjatë verës.
Në të vërtetë, Barcelona që atëherë ka konfirmuar se ata kishin dy oferta për kapitenin e Brazilit të refuzuara nga PSG.
Por, legjenda spanjolle Francisco Buyo ka folur për mediumin El Chiringuito, ku zbuloi qëllimet e Al-Khelaifit në lidhje me Neymarin.
“Al-Khelaifi dëshiron të rikuperojë investimin e bërë për Neymar”, ka thënë Buyo.
Pronarët e PSG paguan një rekord botëror prej 222 milionë eurosh te Barcelona për Neymarin në 2017 dhe ky pritet te jetë edhe çmimi i shitjes.