Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, sot ka dekoruar me titullin: “Për merita të veçanta civile” ekipin e Zjarrfikësve nga Suhareka, për heroizmin dhe solidaritetin vëllazëror të treguar gjatë intervenimit në tërmetin e fundit.
Në ceremoninë e ndarjes së kësaj dekorate ishte prezentë edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka shtuar se : “Ne jemi krenar me profesionalizmin e zjarrfikësve nga Komuna jonë.”