Volodymyr Zelenskiy, presidenti i Ukrainës i ka propozuar parlamentit të emërojë Oleksiy Honcharuk si kryeministër të ri, në një projekt rezolutë parlamentare të cilën e shpalosi të enjten.
Honcharuk, një avokat 35-vjeçar, u emërua nënkryetar i zyrës së Zelenskiy në maj. Më parë, ai drejtoi një organizatë joqeveritare të përqendruar në reforma dhe punoi si këshilltar për Ministrinë e Ekologjisë.