Presidenti i vetëshpallur në Afganistan jep versionin e tij: Regjimi i talibanëve nuk do të zgjasë

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vetëshpallur në detyrë i Afganistanit, Amrullah Saleh, thotë se sundimi i talebanëve nuk do të zgjasë shumë sepse metodat e tyre janë “të papranueshme për njerëzit”.

Saleh ishte nënkryetar para kontrollit të talibanëve në fillim të këtij muaji, gjë që bëri që Presidenti Ashraf Ghani të ikte.

Saleh në një intervistë për Euroneës duke folur nga Lugina Panjshir, një zonë e vendit që aktualisht nuk është nën kontrollin e talibanëve thotë se ligji i talibanëve është Emirati Islamik, i papranueshëm për njerëzit e Afganistanit dhe zgjedhja e një udhëheqësi nga një grup është e papranueshme. Është e pamundur që sundimi taliban të zgjasë shumë në Afganistan.

Ai gjithashtu pretendoi se talibanët ishin prapa sulmit terrorist të së enjtes në aeroportin e Kabulit, i cili vrau më shumë se 100 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë teksa i ashtuquajturi grupi i Shtetit Islamik në Afganistan mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Të ngjashme