Presidenti izraelit mohon se spitali Al-Shifa ka mbetur pa rrymë

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti izraelit ka mohuar se spitali Al-Shifa, që është spitali më i madh në Gaza ka mbetur pa energji elektrike.

Një grup mjekësh thotë se dy foshnja të lindura para kohe kanë vdekur për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë spital, ndërsa një kirurg tha se objektit i kishte mbetur pa ujë, ushqim dhe energji elektrike.

“Kjo nuk është e vërtetë,” thotë Herzog për mungesën e energjisë në spital. Ka energji elektrike në Shifa, gjithçka funksionon”, tha ai për BBC-në, transmeton Klankosova.tv

Herzog thotë se ushtria po flet me menaxherët në spital dhe pretendon se Hamasi ka selinë e tij nën ndërtesë. Ai pretendon se ishte, në fakt, Hamasi ai që bombardoi Al-Shifan.

Izraeli është akuzuar për sulmin ndaj spitalit – akuza të cilat i mohon – me një numër organizatash mjekësore që paralajmëruan për një situatë të rëndë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur “shqetësime të rënda” për sigurinë e stafit dhe pacientëve në spital, të cilët janë bllokuar nga luftimet, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme