Presidenti kinez e uron Bidenin: Marrëdhëniet e shëndetshme, në interes të gjithë botës

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kinës, Xi Jinping i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ai ka shprehur shpresën se të dy vendet mund të promovojnë zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Marrëdhëniet amerikano-kineze arritën pikën më të ulët gjatë administratës Trump, pas përplasjes së vazhdueshme për tregtinë dhe çështjes së Coronavirusit.

Në mesazhin drejtuar Biden, presidenti Xi shprehet se marrëdhëniet e shëndetshme mes dy ekonomive më të mëdha të botës nuk janë vetëm në interes të dy popujve, por edhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Të ngjashme