Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është në interes të Kosovës.
Ai ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është i rëndësishëm pasi nga kjo varet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Ne kemi mirëkuptim dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç