Projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për popullsinë, me të dhënat më të reja e nxjerrë Shqipërinë me 512 mijë banorë në vitin 2100.
Sipas kësaj organizate, në këtë hark kohor, ky vend do të pësojë rënie të numrit të popullsisë për 30-40 për qind.
Kjo ka bërë që presidenti i vendit Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ta ngre shqetësimin, duke e cilësuar këtë si “rreziku i vërtet rus”.
“Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, ka shkruar Meta.