Presidenti palestinez: Lufta e Izraelit në Gaza është një gjenocid

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, tha se lufta e Izraelit në Gaza është një gjenocid.

“Ne po përballemi së bashku me një luftë barbare agresioni dhe një luftë të hapur gjenocidi kundër popullit tonë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor”, tha ai.

Këtë deklaratë kreu i Palestinës e dha në një fjalim për shënimin e 35 vjetorit të shpalljes së pavarësisë palestineze në Ramallah.

“Është një luftë kundër ekzistencës së palestinezëve, kundër identitetit kombëtar palestinez, identitetit të tokës dhe identitetit të banorëve të saj”, tha ai.

Tutje udhëheqësi palestinez deklaroi se Palestina është atdheu i tyre i vetëm dhe nuk pranojnë të largohen nga aty, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme