Presidenti i Sampdorias konfirmon shitjen e Torreirasit tek Arsenali

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 12:38 | Nga

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka konfirmuar se Lucas Torreira është larguar nga klubi i tij për t’u bashkuar me Arsenalin për 30 milionë euro.

Mesfushori i talentuar aktualisht është me Uruguain në Botërorin e Rusisë, dhe pritet që ta kompletojë transferimin tek Arsenali porsa turneu të përfundojë, transmeton Koha.net.

“Torreira është larguar për 30 milionë euro. E kam blerë atë nga Pescara kur askush nuk besonte. Vumë bast dhe fituam, duke paguar vetëm 3 milionë euro. Paratë që kemi marrë do të përdoren për ta mbajtur në nivel klubin”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme