Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar lidhur me vizitën e të birit të tij në Kosovë dhe përcjelljen e liturgjisë në Manastirin e Graçanicës.
Ai duke folur për këtë është shprehur se po ua lehtëson medieve në Kosovë raportimin për vizitën e Danilo Vuçiq dhe mesazhin që bartte në shpinë që thoshte “Dorëzimi s’është opsion”.
“Më lejoni që t’ua bëjë më të lehtë punën derisa janë aty, derisa ata mund të veprojnë heroikisht dhe sikur i trajtojnë të gjithë serbët, më lejoni t’u tregojë atyre se secili ndër ne Vuçiqët mendon ashtu, shumica e serbëve mendon ashtu, pra që dorëzimi nuk është opsion”, është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo-onlajn.