Ekonomia Online
FUNDIT

Presidenti Thaçi dekreton tri ligje të votuara nga Kuvendi i Kosovës

Presidenti Thaçi dekreton tri ligje të votuara nga Kuvendi i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekreton Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e koronavirusit si dhe Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Acociacion Ndërkombëtar për Zhvillim dhe atë për marrëveshjen e Huasë mes Kosovës dhe BE’së. Kjo u konfirmua nga vet presidenti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Shkrimi i plotë: Kosova tashmë e […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekreton Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e koronavirusit si dhe Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Acociacion Ndërkombëtar për Zhvillim dhe atë për marrëveshjen e Huasë mes Kosovës dhe BE’së.

Kjo u konfirmua nga vet presidenti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë:

Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.

Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.

Të ngjashme