Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kabul të Afganistanit, ku mbetën të vrarë së paku 90 persona e u lënduan qindra të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Thaçi shkroi se lufta kundër terrorizmit është shumë e rëndësishme, si në Britaninë e Madhe, Afganistan, Francë dhe Filipine.
“Kosova është aleate në këtë luftë”, shkroi Thaçi.
Dhuna në Afganistan ka eskaluar sidomos vitin e fundit, pasi militantët e ISIS-it dhe talibanët po tentojnë ta marrin pushtetin nga qeveria e përkrahur nga SHBA-të, për të instaluar ligjin islamik.
Ndërkohë, Shteti Islamik ka sulmuar edhe në Filipine, pasi kanë hyrë me forcë në një qytet të vendit.