Presidenti Thaçi e cilëson “foto të ditës” përshëndetjen e Remit nga Haga

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka postuar në rrjetin social “Facebook” fotografinë e ish komandantit të UÇK-së për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, i cili sot e ka bërë një përshëndetje interesante nga Haga, njofton Klan Kosova.

Ai në këtë fotografi është parë i buzëqeshur duke i përshëndetur ekipet mediale të cilat ishin duke qëndruar jashtë ndërtesës.

“Foto e ditës”, ka shkruar Thaçi në fotografinë e postuar në Facebook.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.

Image may contain: 1 person, smiling

Të ngjashme