Ka ndërruar sot jetë ish zëvendës-ndërmjetësuesi austriak në bisedimet për statusin e Kosovës, Alber Rohan.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pikëllimin pas vdekjes së Rohanit.
Thaçi ka thënë se Rohan ishte mik i Kosovës dhe se kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në Kosovë dhe rajon, transmeton lajmi.net.
“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës” ka shkruar Thaçi.