Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të seancës konstituive i ka uruar deputetët e Legjislaturës së Shtatë.
Thaçi ka thënë se vendi ynë ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar.
“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH”, ka shkruar ai.