Presidenti Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve për vdekjen e kreut të FFK-së, Fadil Vokrrit.
Thaçi ka vlerësuar punën dhe arritjet e Vokrrit në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, duke shtuar se ai do të mbetet jo vetëm yll i sportit vendor, por sportit në përgjithësi.
Postimi i plotë i Thaçit:
Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi mori lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetëm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prefsh në paqe Kapiten. HTH