Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:00 do të mbajë konferencë për medie.
Konferenca e thirrur pritet të mbahet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Minuta me parë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur pas takimit kreu i Nismës Fatmir Limaj.
“Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, tha ai.
Sipas raportimeve Nismës do t’i takojnë dy Ministri, ajo e Tregtisë e Industrisë dhe Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale.
Dje gjatë ditës LDK-ja zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në.