Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.
Në zyrën e tij janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.
Ndërsa, mediat janë larguar nga hapësirat brenda Kuvendit.
Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur katër policë të Kosovës.