Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së diplomatit britanik, Paddy Ashdown, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes dhe popullit britanik.
Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi, thuhet: “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown”.
“Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej në këtë telegram.
“Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime familjes, popullit britanik”, thuhet ndër të tjera në telegramin e Thaçit.