Presidenti Thaçi pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së shpejti do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë të tillë e ka zbuluar zv/presidenti i ‘Atlantic Council’, Damon Wilson, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” edicionin në gjuhën serbe.

Wilson vizitën e presidentit Thaçi në Washington e ka përmendur teksa ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovës dhe pengesat që kanë dalë në krijimin e qeverisë së re.

“E shihni që është e komplikuar, sepse demokracitë janë të komplikuara”, ka thënë Wilson.

Megjithatë ai thotë se zgjatja e procesit të krijimit të qeverisë është një gjë e mirë për të dëshmuar demokracinë dhe bashkëpunimin në Kosovë që kanë evoluar shumë shpejtë.

“Kjo është e lavdërueshme”, ka shtuar tutje Wilson.

Wilson gjithashtu ka përmendur edhe presidentin Thaçi.

“Atje është edhe presidenti Thaçi, unë mendoj se së shpejti do të vizitojë Washingtonin”, ka treguar Wilson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme