Presidenti Thaçi reagon pas tërmetit në Turqi

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Izmir të Turqisë.

Thaçi ka shkruar se Kosova qëndron krah qeverisë dhe popullit turk, raporton Gazeta Express.


“Thellë i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.9, ballë i shkallës Rihter.

Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.

Këshilli i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se tërmeti ishte 6.6 i shkallës rihter dhe epiqendra e tij Deti Egje. Tërmeti është ndier deri në ishujt grekë të detit Egje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme