Presidenti Thaçi vazhdon takimet në ShBA, takon senatorin Doll

New York | 09 Jan 2017 | 21:16 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të jetë ndarë, si gjithmonë, me përshtypjet më të mira nga takimi me mikun e madh të shqiptarëve, senatorin Robert Doll.

“Në takimin e përzemërt që patëm, diskutuam gjerë e gjatë të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për lirinë e Kosovës. Natyrisht, senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon, ka shtuar më tej presidenti.

“E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë”, ka treguar Thaçi.

Kujtojmë se dhurata të tilla bënte sa ishte në pozitën e njëjtë, edhe kundërshtari më i madh politik i Thaçit, Ibrahim Rugova.

“Duhet gjithmonë të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën. Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë si senatorin Doll”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme