Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë të dielën në Riad, në Arabinë Saudite, një fjalim mbi një vizion paqësor të Islamit, gjatë së cilës do të insistojë edhe mbi angazhimin e SHBA-së në krahë të partnerëve të saj myslimanë, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.
“Fjalimi synon të mbledhë botën myslimane kundër armiqve të përbashkët të civilizimit dhe të tregojë angazhimin e Amerikës në krahë të partnerëve myslimanë”, deklaroi gjenerali H.R. McMaster.