Presidenti ukrainas e dërgon Rusinë në Hagë: Duhet të jap llogari për gjenocid, gjyqet të fillojnë javën tjetër

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se shteti i tij ka dorëzuar kërkesën kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Zelensky, tha se Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin.

‘’ Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin’’, shkroi Zelensky.

Ai tha se kërkon një vendim urgjent që urdhëron Rusinë ta ndërpres aktivitetin ushtarak, ndërsa shtoi se pret që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme.

Të ngjashme