Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se po mbrojnë vendin e tyre vetëm, duke shtuar se “fuqitë më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg”.
Në video-mesazhin e tij drejtuar publikut, Zelenskyy tha se forcat ruse nuk shikuan objektivat në sulmet e tyre nëse janë civile apo ushtarake, duke theksuar se arsyeja për këtë është të ushtrohet presion mbi popullin dhe shtetin.
Duke theksuar se “armiku” është ndalur në shumicën e zonave dhe se lufta ende është duke vazhduar, Zelenskyy raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore mbrojnë qiellin, por sipas tij “avionët e forcave ruse po synojnë në mënyrë të neveritshme zonat e banuara, veçanërisht në Kiev”.
“Sulmet na kujtuan sulmin nazist në Kiev në vitin 1941. Ne po mbrojmë vendin tonë të vetëm. Fuqitë më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg. A e bindën Rusinë sanksionet e djeshme? Ne shohim në qiell dhe në tokë se nuk është e mjaftueshme”, tha Zelenskyy.
Duke theksuar se Rusia përfundimisht do të takohet me Ukrainën për të ndalur luftën dhe sulmin, Zelenskyy theksoi se sa më parë të fillojnë bisedimet aq më pak do të humbasë Rusia.