Presidenti zviceran, Alain Berset, duke iu referuar një sondazhi të agjencisë së lajmeve BBC, ku e quajti Zvicrën si shtet “të mërzitshëm”, ka thënë se është mirë të jesh i mërzitshëm në epokën e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe në kohën e Brexit-it.
Berest duke folur gjatë një dreke të organizuar nga Shoqata e Korrespondentëve të Jashtëm Zviceran, ka thënë se sistemi politik zviceran është i vështirë për t’u kuptuar nga të huajt, shkruan Reuters.
“Me sa duket ka vende ku vetëm një referendum mjafton për ta zhytur vendin në kaos dhe pasiguri. Për fat të mirë ne në Zvicër kemi zgjedhur për marrëdhëniet tona me BE-në”, ka thënë Berest.
“Sigurisht që Zvicrën e njihni më shumë se kaq. Ne punojmë shumë që të jemi kaq të mërzitshëm. Kjo lloj mërzie është muzikë për veshët tonë”, ka shtuar ai duke bërë shaka.