Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të së dielës në Poloni tregojnë se presidenti i vendit, Andrzej Duda, ka dalë i pari, por ai nuk ka siguruar 50 për qind të votave të nevojshme për të udhëhqur.
Kjo bën që Duda të përballet në balotazhin e 12 korrikut me rivalin e tij kryesor, kryetarin e Varshavës, Rafal Trzaskowski.
Duda, i cili mbështetet nga Partia në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, ka marrë 43.5 për qind të votave, ndërsa Trzaskowski 30.5 për qind.
Trzaskowski vjen nga partia opozitare, Platforma Civile.
Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 64.4 për qind – më e larta që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1995.