Presidentja dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrin Roth

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekoruar sonte në Berlin Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Osmani shkroi ky dekorim për ish-ministrin Roth është një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

“Si një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare, sonte në Berlin dekorova Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave—një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës”.

“Suksesi i Kosovës ka qenë gjithmonë më i fortë falë miqve që qëndrojnë pranë nesh—atyre që besojnë në demokraci, liri dhe në vendin tonë të merituar në familjen evropiane. Për mbrojtje të këtyre vlerave, Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman e ish ministër, punoi përgjate 27 viteve të angazhimit të tij politik”, shkroi tutje Osmani.

Të ngjashme