Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se është e shqetësuar për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, zgjedhja e vetme është dialogu, prandaj edhe ka kërkuar ndryshime nga Kosova.
“Jam shumë e shqetësuar me krizën e dy shteteve, dhe mënyra e vetme është dialogu dhe bisedimet. Sepse dua ta shoh progresin e Kosovës, andaj dua ndryshime në këtë situatë”.
Kur u pyet se a e shqetëson prezenca ruse në veri dhe se a ka ndonjë shenjë që Kosova do të ecë përpara me liberalizimin e vizave, ajo ishte e shkurtë.
Sipas saj, e rëndësishme është që situata sa më shpejtë të qetësohet dhe të niset procesi i dialogut.
“Çështjet që po i shohim akoma në veri, dua të reflektoj për këtë sepse veçse negociatorët janë duke u marrë me këtë çështje. Shpresoj që situata të qetësohet dhe të kemi progres në dialog”.
“Përkundër vështirësive në të kaluarën ato duhet të kujtohen, por përkundër kësaj kemi vështrimin nga e ardhmja, nëse bëni ndryshim efektiv atëherë ju ecni përpara, për këtë jam e hapur. Uroj të kemi një gurthemel të rëndësishëm”.
Ajo në konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka përgëzuar Qeverinë për progresin në luftimin e korrupsionit.
“Poashtu ju përgëzoj për progresin në luftimin e korrupsionit sidomos me zotimin e Qeverisë te sektori i gjyqësorit, sipas standardeve evropiane”.
Fjalë të mira pati edhe për procesin e vaksinimit, duke thënë se Kosova ka përparuar në këtë proces.
“Ju përgëzoj që keni përparuar në marrjen e vaksinave dhe ne vazhdimisht përpiqemi që tu ofrojmë donacione që kanë të bëjnë pikërisht me pandeminë Covid-19. Më shumë se 20 miliardë investime do jenë për shumw projekte që do t’i realizojmë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe që plani të korr suksese”, theksoi tutje ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian pohoi se do jetë mbështetëse e madhe e Kosovës që ekonomia të rimëkëmbet sidomos pas sfidave me pandeminë, raporton EO.
“Kjo nuk është vetëm një ndërtesë e re por një qendër e arsimimit të fëmijëve, dhe ishte impresive që të shoh se si ky kopsht është mbushur plot, për këtë arsye edhe ne po punojmë dhe kemi punuar për një kohë të gjatë”.
“Ja kemi borxh fëmijëve dhe mbi këto vlera është themeluar BE-ja. Ne kemi biseduar edhe për lulëzimin ekonomik dhe përballimin me Covid-19, duke u ofruar një rimëkëmbje afatgjate ekonomike”.
Presidentja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovës si pjesë e turit të saj ballkanik.
Turi ballkanik i presidentes së Komisionit Europian zhvillohet në prag të samitit BE-BP, që pritet të zhvillohet në 6 tetor në Slloveni, ku synohet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me Procesin e Berlinit.