Presidentja e KE-së: S’mund ta imagjinojmë Evropën pa Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është e pamundur të imagjinohet e ardhmja e Bashkimit Evropian pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Ukrainës dhe Moldavisë.

Von der Leyen gjithashtu shtoi se të gjitha këto shtete nuk duhet të lejohen që të jenë nën ndikimin e Kinës dhe Rusisë dhe se është e pamundur që të lihen jashtë Evropës.

“Kur shikojmë përpara dhe imagjinojmë se si do të duket Evropa… A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat janë të gjitha nën ndikimin e Kinës dhe Rusisë? E pamundur”, tha Von der Leyen gjatë vizitës së saj në Madrid.

Të ngjashme