Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është vetizoluar, pasi ka marrë pjesë në një takim ku ishte i pranishëm një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Von der Leyen ka thënë se kishte rezultuar negative për koronavirus javën e kaluar dhe do të testohet sërish sot.
“Jam informuar se në takimin e të martës së kaluar ku kam marr pjesë ishte i pranishëm edhe një person që dje ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, unë do të jem në vetizolim deri nesër në mëngjes. Kam rezultuar negative të enjten e kaluar dhe do të testohem sërsh sot”, ka shkruar ajo në Twitter.
Njoftimi i Von der Leyen vjen në kohën kur rastet me koronavirus po rriten në Europë, derisa janë vendosur masa dhe kufizime të reja në shumë prej shteteve.