Presidentja mendon se lidhjet e Kosovës me Norvegjinë do të forcohen me ambasadorin e ri

Prishtinë | 14 Shk 2024 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë, Andreas Gaarder.

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder.

Në takim me ambasadorin Gaarder, Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se Kosova do të punojë së bashku me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar kontributin për paqe, siguri, stabilitet të qëndrueshëm, si dhe për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Osmani dhe ambasadori Gaarder kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

Të ngjashme