Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Parlamentin Evropian ka mbajtur broshin e punuar nga gratë që i mbijetuan dhunës seksuale të luftës.
Ajo madje ka folur edhe Ukrainën dhe ngjyrat e përbashkëta me flamurin e Kosovës.
“Asgjë nuk e ilustron këtë më fuqishëm sesa ngjyrat e përbashkëta të flamujve tanë – e katërta dhe e verdha. Dy ngjyra që tregojnë një histori. Qielli blu dhe dielli i verdhë. Së bashku, këto ngjyra përfaqësojnë shpresën për një agim të ri. Për Ukrainën dhe për Kosovën, ai agim i ri është një paqe e drejtë dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për Evropën, është forca e shtuar nga aleancat e reja dhe uniteti. E kaltra dhe e verdha, ngjyrat e Kosovës, ngjyrat e Ukrainës, ngjyrat e Evropës, ngjyrat e lirisë”.