Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar të enjten komunën e Vitisë, ku është pritur nga kryetari Sokol Haliti, raporton Ekonomia Online.
Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të komunës, ndërsa pas takimit është mbajtur konferencë për media.
Osmani po ashtu mori pjesë në festën e Zojës së Madhe në fshatin Letnicë të kësaj komune.