7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Mësuesit ka thënë se 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit shqiptar, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe
“Shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë. Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit. Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve!”, thuhet në urimin e Osmanit.