Presidentja Vjosa Osmani falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për mbështetjen dhënë Kosovës.
Ajo me këtë rast publikoi letrën e presidentit Trump.
“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.
Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.
Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.
