Presidentja Osmani: Gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë, të ardhmes së vendit tonë

Prishtinë | 31 Gus 2025 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar pritje për të rinjtë, nga ku ka ndarë edhe disa fotografi.

”Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë, të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Muajin gusht, muajin e rinisë, e përmbyllëm me pritje për të rinjtë tanë, që nga sportistët që po korrin fitore të mëdha, ekipet akademike që na përfaqësuan me dinjitet në garat ndërkombëtare, e deri te të rinjtë që me arritjet e tyre po dëshmojnë se Kosova ka një gjeneratë të aftë, të guximshme dhe me vizion.

Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë, të ardhmes së vendit tonë. 🇽🇰

Të ngjashme