Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejčič.
Presidentja Osmani i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës Ambasadores Benedejčič, duke potencuar se Republika e Kosovës dhe Sllovenia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.
Sipas Presidentes Osmani, Sllovenia shërben si një shembull i mirë për t’u ndjekur nga Republika e Kosovës në rrugëtimin e vet drejtë Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të përgjithshëm si shtet dhe shoqëri demokratike. Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se pret përkrahje nga Sllovenia, si shtet i cili mbanë Presidencën e BE-së, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Në anën tjetër, Ambasadorja Benedejčič ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen e sotme. Ajo ka theksuar se Sllovenia ka qëndruar përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj përgjatë gjithë kohës, dhe se ky shtet do të vazhdoj të përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ajo ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.