Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani.
Ajo tutje ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.
“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.
Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.