Në këtë 24-vjetor, kujtojmë një aktivist e një patriot të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi.
Përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshtetoi me aktivitetin patriotik. Hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999.
Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat!