Këtë të premte Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbledhur strukturat e Sigurisë së Kosovës.
Burime të Sinjalit kanë bërë me dije se kjo mbledhje është thirrur urgjentisht nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Kjo mbledhje e strukturave të sigurisë vjen pas ngjarjeve të fundit ku një patrullë policie u sulmua me armë zjarri në kufirin me Serbinë.
Për këtë ngjarja kanë reaguar nga të gjitha Institucionet e vendit duke përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ku kjo e fundit paraqiti fakte nga sulmi i mbrëmshëm.
Kjo ngjarje bëri që të reagojnë edhe nga Ambasada e Amerikës në Kosovës si dhe zyrës së Bashkimit Evropian.
Këto të dyja bënë thirrje që të shmanget ngritja e tensioneve në mes dy vendeve asaj të Kosovës dhe Serbisë.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit pranë Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën teksa autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme”, thuhet në reagimin e tyre.