Presidentja Osmani nderon ushtarët e rënë të NATO-së, KFOR-i zotohet se do të sigurojë paqe

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 09:36 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-së, tha se Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të kësaj aleance shënon historinë e re të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit me aleatët e saj, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se NATO ka qëndruar gjithmonë përkrah Kosovës, dhe vazhdon të jap kontribut për vendin tonë.

“Jemi këtu për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s, të cilët i qëndruan përkrahë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj. Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur edhe forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej dhe vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe gjithë rajonin”.

“Siç e dini, në ligjin për festat zyrtare kjo njihet si dita e paqes, në mesin e qytetarëve tanë njihet si dita e çlirimit, dita e lirisë. Në fakt, që të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite, sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e UÇK-së i sollën Kosovës pas një sakrifice të jashtëzakonshme e mbi njerëzore, lirinë edhe çlirimin dhe paqen pas shumë vuajtjesh të popullit tonë”.

Ndërsa, zëvendës komandati i KFOR-it, u zotua se do të sigurojnë paqe për të gjitha etnitetet

“Është nder të jem këtu, KFOR do të qëndrojë për të siguruar paqen për të gjithë etnitetet”.

https://vimeo.com/562098397

Të ngjashme