Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pritet nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Takimi pritet të bëhet në ora 10:00 ritet në audiencë, raporton Ekonomia Online.
Presidentja Osmani një ditë më parë udhëtoi për në Selin e Shenjtë, e ku sipas komunikatës nga presidenca kanë treguar se do të ketë edhe takime të tjera.
“Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, z. Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit. Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, u tha të premtën në komunikatë.