Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një ngjarje të veçantë në New York, së bashku me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.
Në prani të një audience ndërkombëtare të përbërë nga figura të njohura dhe përfaqësues nga e gjithë bota, presidentja Osmani rrwfeu rrugëtimin e vendit drejt lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.
“E nderuar që rrëfimin e Kosovës ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York, në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota”, shkroi nw Facebook presidentja Osmani.






